“Shkrijnë”rrugët, kalimi me zinxhirë në disa zona të Elbasanit e Dibrës

Përmirësohet situata e akseve rrugore krahasuar me një ditë më parë. Pothuajse të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme normalisht. Problem mbeten zona të caktuara në Dibër dhe Elbasan, ku qarkullimi bëhet me zinxhirë.Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rekomandon përdorimin e zinxhirëve në orët e mbrëmjes dhe orët e para te mengjesit në segmente të caktuara, për shkak se gjatë natës ka temperatura të uleta te cilat shkaktojne ngrica. Segmentet që paraqesin problematika spërkaten me kripë, skorje dhe granil.ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 08:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:TiranëQarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij Qarku.Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, per shkak te ngricave.DurrësNuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, trafik ne akset e ketij qarku.ElbasanAksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur. Qarkullimi eshte normal ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.Duhen perdorur zinxhiret ne segmentin Lunik –Stebleve . Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges. Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.BeratNuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.VlorëNuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.GjirokastërNuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.KorçëRekomandohet kujdes gjate oreve te para mengjesit dhe te mbremjes per shkak te temperaturave te ulta mund te kete zona me ngrica. Eshte kryer kriposja e te gjitha akseve.Situata eshte normale. Eshte kryer kriposja dhe gatishmeria eshte e plote. Kalueshmeria pa problem.Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.KukësJane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin K.Domaj – Draj Reç, per shkak te temperaturave te uleta dhe ngricave ne rruge.Qarkullimi ne Rrugen e kombit kryhet normalisht .DibërGjate nates, per shkak te temperaturave te uleta, ka prani ngricash ne disa nga akset e ketij Qarku si: Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli – Kraste. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Q.Klenje - Klenje, Zall Dardhe - Qafe Draj dhe Ura e Cerenjes - Vasie Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe ne segmentet Qafe Bualli – Kraste dhe U. e Qytezes – Zerqan.ShkodërEshte punuar per kriposjen e akseve gjate oreve te mengjesit per shkak te ngricave.Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .FierNuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje.LezhëGjate nates ka patur rreshje shiu, por pa sjelle probleme ne qarkullim.Eshte punuar gjate nates dhe oreve te mengjesit per pastrimin e rrugeve dhe kriposjen e tyre per shkak te ngricave.Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.