Pas masakrës në Paris, Erdogan akuzon Perëndimin për hipokrizi
Sikur të mos mjaftonte situata e tensionuar në të gjithë Europën për shkak të ngjarjeve të ditëve të fundit, Presidenti turk, Rexhep Erdogan, akuzon Perëndimin për qendrimin e mbajtur pas sulmeve në redaksinë e revistës satirike "Charlie Hebdo", duke mos dënuar aspak sulmet ndaj myslimanëve nëpër Europë."Hipokrizia e Perëndimit është e qartë. Ne myslimanët nuk kemi përkrahur kurrë terrorizmin dhe masakrat. Por pas tyre fshihet rracizmi, urrjetja dhe islamofobia. Autoritetet e qyteteve ku janë sulmuar xhami, duhet të marrin masa kundër këtyre incidenteve".Gjatë një takimi me Presidentin palestinez, Mahmud Abaz, në Ankara, Erdogan nuk harroi të kritikonte edhe kryeminsitrin izraelit, Benjamin Netanjahu, për pjesëmarrjen e tij në marshimin për paqen të organizuar nga Franca të dielën."Si mund të ndihesh kur dikush që ka kryer terrorizëm shtetëror duke vrarë 2500 fëmijë përshëndet turmën? Ai ngre duart lart a thua se njerëzit nëpër tribuna po e prisnin të emocionuar. Të japë një herë llogari për fëmijët që ka vrarë!"Vetë Erdogani nuk mori pjesë në tubim, por Turqia përfaqësohej atje nga kryeministri Ahmet Dautollu. Muajt e fundit, disa xhami në Francë, Gjermani dhe Suedi janë sulmuar nga persona të ndryshëm, një fenomen ky që shihet rritje e frymës anti-myslimane në Europë.