Alfano sot në Tiranë për luftën kundër trafiqeve e terrorizmit

Ministri i Brendshëm i Italisë,  Angelino Alfano, viziton sot Tiranën.  Rreth orës 14:30, Alfano do të pritet në një takim nga homologu shqiptar dhe më pas të shoqërohet edhe me një konferencë të përbashkët për shtyp.Në qendër të takimit pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër trafiqeve, kriminalitetit por edhe terrorizmit.Dy ministrat janë takuar për herë të parë në fillim të dhjetorit të shkuar në Romë, kur ministri Tahiri zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali.Gjatë qendrimit në Tiranë, Ministri i Brendshëm i Italisë do të pritet në një takim nga kryeministri Rama në orën 17:00./Oranews.tv/