Thaçi:Me marrëveshjen e Brukselit shpëtuam Kosovën nga ndarja

Zëvëndës/Kryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në Tiranë se proçesi i bisedimeve me Serbinë të mbajtura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së ishte mjaft i rëndësishëm për të mos lejuar ndarjen e Kosovës.Këto komente Thaçi i bëri në një forum të organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare.Thaçi theksoi se Kosova hyri gjithashtu në një proçes delikat të vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Serbinë, i cili nuk ishte i lehtë.“ Ka qenë një proçes jo i lehtë pas një periudhe 100 vjeçare të konflikteve, problemeve, armiqësisë serbe ndaj Kosovës deri në përmasat e ushtrimit të genocidit në Kosovë. Të ulemi, të fillojmë të diskutojmë dhe të arrijmë marrëveshjen, unë them historike të Brukselit dhe kam arsye pse e them historike, për arsye se me atë marrëveshje që arritëm në Bruksel ne e shpëtuam Kosovën nga ndarja përfundimisht”.Drejtori i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, Albert Rakipi theksoi rëndësinë e këtyre bisedimeve.“Ka qenë edhe Ministër i Jashtëm duke qenë edhe Kryeministër, duke mbajt parasysh negociatat e vështira dhe jo aq të lehta që nga Rambujeja, për të ardhur pastaj dhe te bisedimet që ende do të jenë një proçes në marrëdheniet mes Kosovës dhe Serbisë”.Thaçi është takuar në Tiranë me zyrtarët më të lartë të vendit, të qeverisë dhe opozitës dhe ka nënvizuar rëndësinë vendimtare të mbështetjes së dhënë nga Shqipëria për Kosovën.