Mashtroi me apartamentet, mbyllen hetimet për biznesmenin
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Hajdin Zyberaj, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Dini-2009”, për veprën penale të “mashtrimit ndaj shumë personave me pasoja të rënda”.Hetimet ndaj tij nisen pas kallezimeve te 30 qytetareve, te cilet kishin paguar parate per te njejtin apartament.Zyberaj tashme rezulton person i shpallur ne kerkim, dhe sipas sistemit TIMS ka lene Shqiperine me Tetor te 2013 drejt Maqedonise.Nga hetimi i prokurorisë rezulton se i pandehuri ka mashtruar së paku 36 persona, të cilët kanë blerë apartamente dhe dyqane në ndërtimin e tij në zonën e Qesarakut, Linzë, por që më pas ka rezultuar se këto prona u janë shitur dy ose më shumë personave të tjerë.Personat e dëmtuar janë të pajisur të gjithë me kontrata noteriale për blerjen ose prenotimin e pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në disa milionë euro.Në fund të vitit 2013, të gjithë kallëzuesit kanë konstatuar se në ambjentet që kishin blerë kishin hyrë persona të tjerë, edhe ata të pajisur me kontrata të rregullta noteriale.Në këto kushte, kallëzuesit kanë kërkuar takim me administratorin e “Dini-2009”, por rezultonte se ai ishte larguar nga Shqipëria.Edhe gjatë hetimit, rezulton se i pandehuri Hajdin Zyberaj nuk është gjetur në Shqipëri dhe hetimi është zhvilluar me masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë.