Ambasadori Donald Lu: Xhihadistët e kthyer, rrezik për vendet e tyre

Mbështetje për reformat në anëtarësimin në BE, zhvillimin e Shqipërisë si një aleat më i fuqishëm i NATO-s dhe së treti ndihmë në forcimin e institucioneve demokratike. Në daljen e tij të parë publike pas marrjes së detyrës si ambasador i SHBA në Tiranë, Donald Ku ka përcaktuar si kryeprioritet në bashkëpunimin mes dy vendeve, luftën ndaj terrorizmit. Pa përmendur se në Siri luftojnë edhe shqiptarë, ambasadori tha se Shqipëria dhe SHBA duhet të punojmë më fortë për të dobësuar kërcënimin që vjen nga luftëtarët e huaj në Siri.Tiranë- "Ambasadorët amerikanë ndryshojnë, por jo politika e Uashingtonit". Me këtë deklaratë i është drejtuar shqiptarëve ambasadori më i ri i SHBA-së në vendin tonë Donald Lu në konferencën e parë për mediat pas ardhjes në Tiranë.Tre janë prioritetet që Uashingtoni i ka përcjellë kryediplomatit për vendin tonë:“Nga Uashingtoni më janë dhënë tre prioritete:Mbështetje e reformave drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE.Prioriteti i dytë zhvillimi i Shqipërisë si një aleat më i fuqishëm i NATO.Prioriteti i tretë ndihma për të forcuar institucionet demokratike”.Duke u ndaluar në prioritetet e integrimit, Ambasadori amerikan përsëriti atë që jo rrallë herë është thënë fort nga ndërkombëtarët, forcimi i luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.“Uroj Shqipërinë për marrjen e statusit të BE është arritje e madhe. Luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. SHBA bashkëpunim në fushën e reformës në drejtesi. Bashkëpunim dhe në zhvillimin e sektorit të OJQ-ve në Shqipëri.Shqipëria duhet të jetë një aleat i fuqishëm i NATO. Misione të tjera pas reduktimit të forcave të NATO në Afganistan. Ushtria shqiptare të përgatitet për misionet e saj të reja në NATO”.Ambasadori amerikan nuk la jashtë vëmendjes edhe sulmin në Paris,duke e cilësuar një sulm ndaj vlerave demokratike. Lu përcolli shqetësimin e SHBA për luftëtarët e huaj që luftojnë në Siri e rikthehen në vend.“Sulmi ndaj “Charlie Hebdo” jo vetëm, sulm ndaj njerëzve të pafajshëm.Sulmi ndaj “Charlie Hebdo” sulm ndaj vlerave demokratike.SHBA e shqetësuar për luftëtarët e huaj që luftojnë në Siri e rikthehen në vend.Po punojmë me Shqipërinë dhe vende të tjera për të zbutur këtë ndikim”tha ai.Duke vlerësuar punën e paraardhësit të tij, Lu deklaroi se do të punoj për të çuar para raportet e forta mes SHBA dhe Shqipërisë."Marrëdhëniet mes dy popujve dhe qeverive tona janë të forta.Do të punoj për të çuar para këto raporte çdo ditë që do jem në Shqipëri. Shqiptarët presin shume nga Ambasada dhe Ambasadori amerikan për shkak të miqësisë jetëgjatë e lidhjeve tona historike. Do të vazhdojmë të jemi miq të vërtetë e të sinqertë të të gjithë shqiptarëve. Shpreh respekt të madh për paraardhësit e mi në Shqipëri. Ka ndryshuar marrëdhënia mes vendeve tona, është më e pjekur”.Donald Lu, më herë i paraqiti letrat kredenciae presidentitn të Republikës Bujar Nishanit duke zyrtarizuar detyrën e tij si zëri i SHBA në Tiranë.6