Gjobat e OSHEE Vlorë, ekspertët: Do të falet vetëm 85% e kamatvonesës
Gjobat e OSHEE ndaj bizneseve apo familjarëve, pavarësisht se mund të jenë abuzive nuk do të falen. Në Vlorë specialistë të OSHEE sqarojnë se falja do jetë vetëm për kamatvonesat në nivelin që dihet tashmë 85%, ndërkohë që gjobat nuk do të hiqen nga sistemi pa u paguar. Në krye të listës së debitorëve të OSHEE Vlorë janë mësuesit, policët dhe mjekët.Vlorë-Pavarësisht se gjobat e vendosura nga CEZ i dikurshëm mund të jenë vënë në mënyrë abuzive, ato nuk do të falen. OSHEE Vlorë shpjegon se klientët mund të përfitojnë vetëm 85% falje kamatvonese, por jo heqje të gjobës.Në krye të listës së debitorëve të OSHEE-së, janë mësuesit, efektivët e policisë dhe mjekët, të cilët janë dyndur në zyrat e kujdesit të klientit për të paguar faturat e prapambetura dhe kamatvonesat.OSHEE Vlorë është në varësi të drejtorisë së Fierit, çka vonon zgjidhjen në kohë të çështjeve të ndryshme problematike të abonentëve.Në Vlorë numri aktual i bizneseve debitore shkon në 5156, ndërsa i familjarëve 31.673.