Washington, tym në stacionin e metrosë, 1 i vdekur, 2 rëndë
Një person ka humbur jetën, dy të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe 84 vetë kanë marrë ndihmën e shpejtë pasi stacioni i metrosë në qendër të Uashingtonit është mbushur me tym.Të dhënat u konfirmuan edhe nga Autoriteti i Transportit të kryeqytetit amerikan, që ka nisur menjëherë hetimet për të kuptuar shkaqet e incidentit.Të gjithë të lënduarit u dërguan menjëherë në spital ku edhe po marrin mjekimet e nevojshme.Në pamjet amatore të xhiruara nga vetë pasagjerët shihen duke marrë frymë me vështirësi mes tymit, ndërkohë që makinisti u thotë të mos hapin dyert përndryshe nuk do të mbërrinin në stacion."Treni u ndal dhe u mbushëm me tym. Nuk mund të mbusheshim me frymë dhe na u desh të largoheshim përmesnjë tuneli. Nuk kishte drita, nuk shikonim asgjë", tha pasagjeri Denzel Heç.Stacioni është mbyllur përkohësisht, ndërsa treni është zbrazur, pas ndërhyrjes së policisë së Uashingtonit dhe skuadrës së zjarrrfikësve, që përdorën sistemin e ventilimit për të larguar tymin.Në vendngjarje kanë mbërritur edhe hetues nga Bordi Kombëtar i Transporteve, për të ndihmuar në hetime, pasi ende nuk dihet shkaku dhe burimi i tymit. Ai ishte aq i dendur sa për të ndërprerë shërbimin e transportit në disa linja të tjera paralele.Sistemi i metrosë së Uashingtonit, që vepron edhe në periferitë e shteteve fqinje, Virxhinia dhe Merilend, renditet i dyti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për numrin e udhëtarëve, pas atij të Nju Jorkut./Oranews.tv/