Kuçovë, s'i hap telefonin, plumb në kokë vajzës që donte, i plagos të vëllanë

Kuçovë- Një histori dashurie, e lënë në mes, për pasojë e xhelozive të shpeshta i ka marrë jetën 22- vjeçares Denisa Demaj nga Kuçova.Viktima nuk i ka hapur telefonin autorit të ngjarjes, një i ri nga Berati, i cili pas shumë mllefeve të mbledhura, rreth mesnatës së 12 janarit 2015 ka shkuar në Kuçovë, dhe duke përfituar që banesa ishte private, ka kapërcyer gardhin rrethues dhe ka hyrë brenda në shtëpi, ku është përballur me kundërshtimet dhe frikën e 22 vjeçares dhe vëllait të saj.Në debat e sipër Klaus Sakolli 29 vjec ka qëlluar në kokë Denisa Demajn, ndërsa plumbave nuk i ka shpëtuar as vëllai i saj 20 vjecar Eduard Demaj, i cili është plagosur rëndë dhe është dërguar me helikopter në spitalin e Traumave në Tiranë.Të afërm të familjes Demaj në Kuçove tregojnë se ishin në dijeni të lidhjes së dashurisë së dy të rinjve, dhe kanë dëgjuar të shtënat rreth mesnatës në banesën e Kujtim Demajt, babai i 22 vjeçares, i cili nuk pranonte 29 vjecarin të zyrtarizonte historine e dashurisë me Denisën.Kjo gjë ka çuar autorin të shkojë për sqarim në banesën e të dashurës së tij, në lagjen "Polovinë" të qytetit të Kuçovës.“Hyri nga muri dhe ka qëlluar. Ai do ti kishte vrarë të tërë, por fati i tyre që i është bllokuar arma” thonë të afërm të viktimës të cilët sot ndodheshin në shtëpinë e familjes Demaj për të zhvilluar ceremoninë mortore.Policia arrestoi 29 vjeçarin dhe i sekuestroi armën e krimit, automatik model 56. Dy të rinjtë ishin njohur në Berat, ku 22- vjeçarja punonte një nga firmat e konfeksioneve.Policia thotë se vrasja ndodhi për motive xhelozie./Oranews.tv/[caption id="attachment_449561" align="alignnone" width="532"]9 (Në foto: Motër e vëlla, Denisa (viktima)dhe Eduard(i plagosuri) Demaj)[/caption][caption id="attachment_449628" align="alignnone" width="533"]3 (Në foto: Klaus Sakolli, autori i vrasjes së të dashurës dhe plagosjes së kunatit)[/caption]