Muhamedi duke qarë: Gjithçka është e falur, "Je suis Charlie"
Me titullin prekës "U a kemi falur të gjitha!" dhe me karikaturën e profetit Muhamed që mban në duar parrullën "Je Suis Charlie" në faqe të parë, revista satirike "Charlie Hebdo" pritet të dalë në treg të mërkurën me deri në 3 milionë kopje.Shifra është marramendëse konsideruar 60 000 kopjet e tirazhit të zakonshëm, por kërkesat për të pasur në duar revistën më të famshme të momentit janë rritur jashtëzakonisht shumë që prej sulmit të 7 janarit ku mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre edhe 8 gazetarë dhe karikaturistë të saj.Që nga e mërkura në mëngjes do të jenë në treg 1 milion kopje, ndërsa 2 milion të tjera do të jenë gati për t'u printuar në varësi të kërkesave."Je Suis Charlie" - "Unë jam Charlie" u shndërrua të hënën në një nga hashtag-et më popullorë në historinë e rrjetit social Twitter, ku mbi 5 milionë vetë nga Europa, Amerika veriore, Afrika Perëndimore dhe një pjesë e Azisë, e përdorën në shenjë solidariteti me viktimat e atentatit terrorist të kryer nga dy vëllezërit Said dhe Sherif Kuashi.Në redaksinë e gazetës "Liberation", ku momentalisht po qendrojnë edhe të mbijetuarit e redaksisë së "Charlie Hebdo", u zbulua edhe faqja e parë e numrit të revistës për të mërkurën.Gazetarët dhe karikaturistët e mbetur po punojnë për një revistë me tetë faqe, ku karikatura të profetit Muhamed do të ketë edhe në brendësi të saj."Po punojmë shumë sepse ka mjaft gjëra për të organizuar, por do të jemi gati!", tha kryeredaktori i ri i gazetës, Zherar Biard.Revista satirike u zgjodh për t'u sulmuar nga vëllezërit Kuashi, francezë me origjinë algjeriane, pikërisht për karikaturat tallëse dhe fyese ndaj Profetit më të rëndësishëm të fesë islame, por këtë herë, në këtë karikaturë, nuk ka asgjë fyese apo ofenduese.