Pas kërcënimit, Basha në mbrojtje të policisë, gjatë lëvizjes dhe në shtëpi

Kryetari i Partisë Demokatike, Lulzim Basha, vijon të lëvizë me masa të përforcuara sigurie pas deklaratës dhe kallëzimit në Prokurori së është kërcënuar nga shtetasi Emiljano Shullazi.Forcat shtesë të repartit operacional special, vijojnë të qëndrojnë në "mbrojtje " të kryetarit të opozitës jo vetëm kur ai është në lëvizje, por dhë gjatë qëndrimit në banesën e tij.Nga një vëzhgimi i Ora News, pranë apartamentit të kreut të opozitës, shihet qartë që automjeti i tij, ndonëse qëndron në parkim, survejohet nga një automjet i policisë dhe efektivët specialë.Ministria e Brendshme, një ditë më parë vendosi të shtojë mbrojtjen ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetes së kësaj partie, Voltana Ademi, pas kallëzimit penal ndaj shtetasit Emiliano Shullazi, për kërcënim.