Turqia bashkë me Francën për kapjen e Hayat Boumeddien
Turqia dhe Franca po krahasojnë informacionin e shërbimeve inteligjente përkatëse lidhur me bashkëpunëtoren e dyshuar të terrositëve që vranë 17 persona në Paris, Hayat Boumeddien.Kjo është deklarata e kryeministrit turk Ahmet Davutoglu, teksa policia franceze ka nisur një kërkim intensiv të partneres 26-vjeçare të Amedi Kulimali, duke e përshkruar këtë të fundit të armatosur dhe shumë të rrezikshme.Autoritetet turke kanë deklaruar se Boumeddien mund të ketë udhëtuar në Siri, duke kaluar nga Stambolli më 2 janar. I pyetur për zhvillimet e fudnit para se të nisej drejt Parisit në “Marshimin e Bardhë”, Davutoglu tha se shërbimet e inteligjencës dhe sigurimit të të dyja vendeve kanë qenë në bashkëpunim të plotë në ndjekjen e xhihadistes."Ka një bashkëpunim të ngushtë mes shërbimeve të inteligjencës së të dyja vendeve pas sulmeve terroriste që goditën Parisin. Theksoj se ka bisedime intensive në kuadër të këtij bashkëpunimi mes Francës dhe Turqisë, tha Davutoglu.Ndërkohë një burim i Reuters thotë se Boumeddiene ka lënë Francën javën e kaluar dhe ka udhëtuar në Siri nëpërmjet Turqisë, duke marrë një fluturim nga Madridi drejt Stambollit.Burimi tha se ajo është shoqëruar nga një person dhe kishte një biletë vajtje-ardhje për 9 janar. Zyrtarët turq të sigurisë identifikuan sinjalin e saj të telefonit celular më 8 janar, pasi u informuan nga Franca, por Davutoglu tha se ajo kishte mbërritur në Stamboll para se Franca të lajmëronte shërbimet turke."Turqia është një vend që brenda një dite pret miliona turistë, ndaj është shumë e vështirë ndalimi i personave me precedentë nëse nuk marrim paralajmërime nga vendet përkatëse, tha Davutoglu.Kryeministri turk tha se me pjesëmarrjen time në marshimin e parisit do t’i jap një mesazh të fortë të gjithë atyre që duan ta kthejnë këtë incident në një fushatë kundër botës myslimane dhe veçanërisht kundër myslimanëve në Evropë.