Tiranë, trotuaret e dëmtuara, prej 20 vitesh mungon investimi

Trotuaret të dëmtuara, vështirë për të kaluar edhe kur ato ekzitojnë. Këto janë disa nga zonat e populluara në kryeyqytet vendkalimi i këmbësorve është amortizuar totalisht. Këto pamje i përkasin rrugës Sadik Petrela drejt urës së Shkozës. Përveç këtij segmenti rruge të dëmtuar, trotuaret gjithashtu janë shkatërruar dhe qytetarët janë të detyruar të ecin në rrugë.Por nuk janë vetëm rrugët dytësore ato që kanë një pamje dhe një risk të tillë, edhe në qendër të Tiranës është e njëta problematikë tek trotuaret. Kjo zonë e piacës që duhet të jetë edhe vendi simbol i kryeqytetit prezantohet me këtë pamje.Ndërsa në rrugën pranë Kryesisë së Kuvendit, trotuaret janë ineksistente, të ngushta, të shkatërruara dhe të zëna nga biznesnet të cilët i shfrytëzojnë edhe për parkimet. Nëse kalon në këtë zonë duhet të jesh i kujdeshëm sepse duke ecur në rrugë rrezikohesh nga automjetet.Ora news iu drejtua Bashkisë së Tiranës për të pyetur përse është kjo gjendje dhe a do të ketë investime. Për trotuaret e në rrugën afër muzeut bashkia tha se mungojnë investimet për 20 vjet. Bashkia ka përfunduar tenderin dhe punimet pritet të nisin më parë pasi te këtë kaluar edhe sezoni i reshjeve të dimrit.Ndërsa në trotuaret në afërsi të Kryesisë së Kuvendit bashkia tha se garancia e tyre është 70 vjet dhe investimet janë bërë si pjesë e bulevardit kryesor. Me prioritet janë trajtuar zonat që nuk ka patur investim  gjatë 20 viteve të fundit ndërkohë që do të nisë puna në zonat ku këto trotuare kanë pësuar dëmtime.