Pronari i dy automjeteve të djegura në Vlorë: Më kanë kërcënuar

Vlorë-Kohët e fundit jam kërcënuar nga një person. Kështu është shprehur Viron Cuni, pronari i dy automjeteve që u dogjën në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës, ndërsa kërkon ndihmën e autoriteteve.“Nga momenti që unë bleva autobotin për të furnizuar anijet me ujë, kam pasur konflikte me një person që bën furnizimin me ujë në portin e Vlorës. Ky person me ka kërcënuar shumë herë. Më ka ardhur edhe në shtëpi dhe më ka thënë që do të të djeg. Prandaj kërkoj ndiohmën e shtetit, të prokurorisë dhe të marrin masa urgjente për këtë person që mua më ka marrë në qafë.”Autoboti me targa AA 28 1CR sherbente për furnizimin me uje të pishem te anijeve, ndërsa furgoni me targa VL21 50C sherbente per mbledhjen e mbeturinave. Automjeteve të firmës "Delfini 1" fillimisht u janë thyer xhamat e më pas janë spërkatur me benxinë.Sipas hetimeve të para besohet se shkak mund të jetë konkurrenca, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.