Mungesa e investimeve në Cërrik, Duzha: Emergjente nxitja e punësimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2015, 14:40
Sipas kryebashkiakut të Cerrikut viti 2014 ka qenë mjaft i vështirë për shkak të fondeve të pakëta për këtë qytet.Servet Duzha thekson se për vitin 2015, ka një sërë projektesh, siç janë përfundimi i ujësjellësit, përmirësimi i infrastrukturës apo ndërtimi i qendrës kulturore, e cila u dogj para disa vjetësh, por projektet në letër mbeten në pritje të miratimit nga qeveria.Sipas Duzhës tashmë ka ardhur koha që qeveria t'i kthejë sytë nga ky qytet i vogël. Pasi rreth 14 800 banorët e Cërrikut janë lënë në harresë në këto 20 vjet, ndërsa ka nevojë emergjente për nxitjen e punësimit.