Lezhë, moratorium i gjuetisë, ripërtërihet flora dhe fauna

Lezhe-Pas ndalimit të gjuetisë shpendët kanë nisur të ripërtërihen. Moratoriumi i vendosur ndaj gjuetisë së paligjshme ka dhënë një impakt pozitiv në ripërtëritjen e flores dhe faunes në lagunat e Kune-Vainit në Lezhë.Një fakt i tillë është bërë i ditur nga sekratri i Shoqatës së gjuetarëv në Lezhë.Vendosja e moratoriumit të gjuetisë është parë nga ekspertët e mjedisit si e vetmja mundësi për t'i dhënë fund gjendjes së mjerueshme të shfarosjes së faunës në vendin tonë. Por edhe pse nën mbikqyrjen e policisë së shtetit rastet e gjuetisë së paligjshme nuk kanë munguar, ndonëse në numër të reduktuar.