Kritikët letrare: Librat duhet të kalojnë në disa filtra para botimit

2014 ishte një vit ku në treg dolën botime të shumta, por jo të gjitha kishin cilësinë e duhur letrare.I këtij mendimi janë kritikët e artit në vendin tonë të cilët janë të mendimit që të gjithë shkrimtarëve të rinj duhet tu jepet një mundësi për të shpalosur mendimet e tyre duke botuar një libër, libra këto të cilat fillimisht duhet të kalojnë nëpër filtrate e duhura në mënyrë që lexuesi të mos bombardohet me shkrime të cilat nuk përcjellin histori.Mark Marku,  Dhurata  Shehri dhe Diana Çuli shprehen se 2014 nxorri në dritë katër deri në pesë botime të mira ndër to edhe librine shkrimtarit Ismail Kadare.Ndoshta kjo është arsyeja përse libri ka një lexues konservator të cilët vazhdojnë t’i qëndrojnë strikt autorëve më në emër duke lënë pas emrat e rinj.E megjithatë libri ka një konkurrent të fortë sic është edhe internet, i cili tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e brezit të ri.Kritikët e artit urojnë që këtë vit të ketë sa më shumë botime cilësore dhe vëmendja e lexuesve të vijë duke u rritur.