Strazimiri: Ish-konsulli Bello non grata në Itali, Rama e bën shef të SHKB-së

"Në vitin 2003, u akuzua për trafik droge dhe u shpall person non grata në shtetin italian. Sot ai është emëruar shef i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme për Tiranën".Ky ka qënë denoncimi i Partisë Demorkatike, dhe bëhet fjalë për ish-konsullin shqiptar në Romë, Drini Bello.Sipas deputetit Strazimiri, kryeministri Edi Rama, vazhdon të promovojë dhe të emërojë në pozicione kyçe elementë me të kaluar kriminale.Deputeti demokrat tha se Rama, informacion më të gjerë mbi këtë rast, mund të kërkojë pranë sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaci, i cili sipas tij ka qenë jo vetëm dëshmitar i ngjarjes, por dhe avokat i vëllait të Konsullit që u kap dhe u dënua nga drejtësia italiane për trafik droge.Sipas Strazimirit, raste flagrante si këto e bëjnë të domosdoshëm dekriminalizimin dhe pastrimin e policisë, të administratës e të politikës.Deklarata e plote e StrazimiritNë kuadrin e “reformimit” të administratës shtetërore, dhe të “rrugës së mbarë drejt Evropes” në të cilën po ecka vendi, Edi Rama dhe banda që sot drejton shtetin vazhdon të promovoje dhe të emëroje në pozicione kyce elemente me të kaluar kriminale.Dhe me sa duket, meqënëse “po shkojmë drejt Evropës”, kriminelët e emëruar zgjidhen me “eksperience kriminale… evropiane”Kështu:Në vitin 2003, me kërkesë të shtetit italian, u largua nga detyra e konsullit shqiptar në Romë, Drini Bello.Ai survejohej gjatë gjithë kohës nga policia, pasi kishte dyshime të vazhdueshme për përfshirje në trafik droge dhe armësh, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik dhe faktin se makina e tij ishte e mbrojtur me targa CD.Në përfundim të operacioneve të saj, policia italiane arrestoi vëllanë e konsullit, i cili edhe u dënua për trafik droge, ndersa konsulli Drini Bello i shpallur “persona non-grata”, u shkarkua nga autoritetet tona.Ky rast është një nga skandalet e rënda të diplomacisë shqiptare që mbahet në dosjen e zezë të përfshirjes së funksionarëve tanë të jashtëm në afera e trafiqe.Cfarë ka ndodhur me ish konsullin?Me Edi Ramën, Drini Bello është rilindur sigurisht.Sot ai është shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme, me detyrën e mbikqyrjes së policëve shqiptarë që ….të mos merren me drogë e trafiqe të paligjshme…Sipas standarteve të emërimeve të Edi Ramës, ky person ka pikërisht atë cka i duhet, ka lidhjet që i duhen, ka të shkuarën që i duhet, për të ushtruar këtë funksion kaq të rëndësishëm në policinë e shtetit.Caktimi në poste kyce i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar.Secilit vendin e tij, sipas llojit të krimit ku ka qënë më parë i përfshirë.Ky pra është inkriminimi. Raste flagrante si këto e bëjnë të domosdoshëm dekriminalizimin dhe pastrimin e Policisë, të administratës, të Politikës.Por kjo kërkon vullnet.Për fat të keq, vullneti i Kryeministrit është në anën e kundërt, në afrimin e trafikantëve, kriminelëve, në frymëzimin e tyre, në ndarjen e pushtetit me ta, dhe në caktimin e tyre në poste kyce.Për ish-konsullin e përfshirë në skandalin e trafikut të drogës dhe armëve me makinën e tij CD, dhe që përdorte edhe konsullatën si bazë, si burim i vlefshëm informacioni për “të painformuarin” kryeministër, mund të shërbejë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci.Ai do t’i japë më shumë informacion, pasi ka qënë jo vetëm dëshmitar i ngjarjes, por avokat i vëllait të konsullit që u kap dhe u dënua nga drejtësia italiane për trafik droge.