Arrestohen 2 organizatorët e atentatit ndaj Pajtim Serjanit, kushërinjtë Hoxhallari
Tiranë-Dy persona janë arrestuar si organizatorë të atentatit të mbetur në tentativë ndaj, mikut të Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani, mbrëmjen e 5 janarit 2015 pranë rrugës së Kavajës, në kryeqytet, ku mbeti i vrarë me arme zjarri shtetasi Arianit Sterjo.Të arrestuarit janë kushërinjtë Aurel Hoxhallari dhe Amarildo Hoxhallari, përkatësisht 37 dhe 24 vjeç."Nga hetimi i deritanishëm nga strukturat e Seksionit për Krimet e Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë , ka rezultuar se këta shtetas,në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë organizatorët e vrasjes së ngelur në tentativë ndaj shtetasit Pajtim Seriani" thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës të bërë publik mbrëmjen e 10 janarit 2015.Dyshohet se personat janë ndaluar në dalje të Tiranës, mbrëmjen e sotme (e shtunë, 10 janar 2015) rreth orës 22:00.Burime nga policia për Ora News bëjnë me dije se ata janë personat që porositën vrasjen për Serianin.Mendohet se këta dy shtetas kanë paguar Artur Bazen për të kryer pikërisht këtë ekzekutim, por ky i fundit mbeti i vrarë.Njëri prej të ndaluarve me precedentë penalë"Sot,më datë 10.01.2015,pas disa hetimeve paraprake të bëra në funksion të hetimit lidhur me ngjarjen e ndodhur me dt 05.01.2015 ne Rr.Kavajës ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Pajtim Seriani si dhe është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjanit Sterjo , u bë ndalimi i shtetasve ;- Aurel Nexhdet Hoxhallari , 37 vjec , lindur dhe banues ne Tiranë me gjëndje gjyqesore i proceduar me parë për disa vepra penale.- Amarildo Adem Hoxhallari, i moshës 24 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.Dosja i kalon prokurorisë së TiranësNë njoftimin e policisë thuhet se vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje kriminale ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë,për veprën penale të " Vrasjes me paramendim" ngelur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78-22-25 te K.Penal