Statusi për Shqipërinë, një gabim nëse PD do do të vazhdonte bojkotin
Nëse opozita nuk do ti kthehej Kuvendit, Shqipëria sipas raportuesit të Parlamentit Europian, mund të rrezikonte statusin e vendit kandidat të marrë në qershorin e shkuar."Nëqoftese PD, nuk do rikthehej në Parlament, ne në Bruksel do kishim menduar që dhënia e statusit kandidat ishte gabim. Qeveria duhet të bëjë gjithçka, por dhe opozita duhet të jetë konstruktive. Të dyja sëbashku duhet të punojnë sigurisht".Eurodeputetit gjerman, i kanë mjaftuar takimet me liderët poltik për të kuptuar se Shqipëria duhet të mbledhë të gjitha forcat dhe politika sëbashku me shoqërinë civile të çojë përpara reformat integruese."Grupimet politike të bashkëpunojnë për të arritur integrimin. Duhet të përmbushen pesë prioritetet për integrimin, reforma ne administraten publike, forcim shtetit te se drejtes, luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e te drejtave dhe lirive te njeriut. Ajo që ka kam parë deri tani është vërtet premtuese. Qeveria vërtet ka nisur të zbatojë ligjet, por është mirë dhe ka rëndësi të veprohet në mënyrë të ligjshme".Por Fleckenstain, e ndan misionin e dytë të tij në Tiranë, nga roli i arbitrit që pati para Vitit të Ri në politikën shqiptare.Nga një ngërç i kaluar si ai i Kuvendit, Shqipëria mund të gjendet në një tjetër bojkot, fjala është për zgjedhjet lokale, që reforma territoriale mund të vërë në pikëpyetje pjesmarrjen e Partisë Demokratike, në garë."Basha i zgjuar nuk më ka folur shumë rreth çështjes së zgjedhjeve vendore. Nuk jam arbitër, nëqoftë se një parti nuk do të marrë pjesë në zgjedhje është e lirë. Kam dëgjuar që legjislacioni fut në lojë gjykatën Kushtetuese dhe mendoj që ajo është shprehur për këtë. Mendoj se unë nuk di më shumë se ajo gjykatë. Por vërtët shpresoj që të gjitha partitë të marrin pjesë, pasi janë ato që përbejnë demokracinë e vendit".Dhe në fund Flackenstain, ka dhe një keshillillë për Shqipërinë që të shkojë drejt hapit të rradhës së integrimit, hapjen e negociatave."Nuk ka afate kohore. Parlamenti i përcakon vetë kufinjtë kohorë, nëqoftëse ju plotësoni kërkesat, ne jemi të gatshëm të hapim negociatat. Pra i takon këtij vendi, politikanëve, shoqërisë civile, për ta transformuar këtë vend. Ne duam që ju të jeni në BE" .