Brukseli s'e harron 21 Janarin. Flenckeinstein: Do pyes familjarët e viktimave për hetimet
Brukseli nuk harron “21 Janarin” ndonëse kanë kaluar 4 vjet nga vrasja e 4 demonstruesve.Detajet se deri ku kanë shkuar hetimet mbi vrasjen e demonstruesve do të jenë pjesë e raportit që raporterët e PE-së përgatisin për Shqipërinë.Ndërkohë raportuesi Knut Flenckeinstein bëri të ditur sot paradite se takimi me bashkëshorten e të ndjerit Aleks Nika i parashikuar për tu zhvilluar nesër kishte ardhur pas një emaili që kjo e fundit i kishte dërguar.“Kam marrë një letër, e-mail nga bashkëshortja e njërit prej viktimave të cilën do ta takoj nesër, Më shkruante se do të flasë me mua rreth kësaj ngjarjeje.Më pas do të kem një opinion. 4 vite është një periudhë e gjatë e hetimit, jam i interesuar të dëgjoj si e shohin ata progresin e hetimeve dhe më pas do pyes përfaqësuesit e qeverisë. Kam përshtypjen se është e rëndësishme të mos e harrojmë këtë gjë. Kjo do të jetë një çështje e mbuluar në raport siç ka qenë dhe në raportet pararendëse" tha raportuesi i PE-se ne konferencën për median të organizuar sot në Zyrat e BE-së./Oranews.tv/