Masakra në Paris, Hollande: Autoritetet e dinin se sulmet ishin të mundshme
Presidenti francez Hollande pranon se autoritetet e dinin se "sulmet ishin të mundshme" informon BBCDeklarata u bë paraditen e sotme në një konferencë shtypi me gazetarët kur Hollande e quajti “shokuese” ngjarjen dhe se Franca është e tronditur”. “Në situatën që jemi duhet të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur qytetarët tanë” nënvizoi më tej ai."Franca është e tronditur, jemi në një moment të vështirë deri sa të kapen personat që kryen aktet terroriste" deklaroi ai duke shtuar se tashmë një operacion gjikand po zhvillohet për arrestimin e tyre. Kuptohet, nën presion të madh pas rënies në kolaps prej tre ditësh të Francës, presidenti Hollande u përpoq të qetësojë publikun dhe botën, duke u shprehur se një luftë më e ashpër ndaj shtetit islamik, do të kishte shmangur situata të tilla alarmante. Hollande gjithsesi deklaroi para popullit të tij dhe mbarë botës, që prej më shumë se 48 orësh i ka sytë nga Franca, se lufta kundër terorizmit do të vijojë. Deklarata e presidentit francez erdhi gjatë takimit urgjet me kabinetitin e tij në ministinë e Brendshme franceze. Fjala e presidentit erdhi në kohën kur e gjithë Franca ishte e rrethuar me trupa policore dhe operacioni për kapjen e autorëve ishte në pikën kulminante. Policia anti-terroriste franceze ka rrethuar qytetin e vogël të Dammartin-en-Goule dhe helikopterët fluturonin në zonë mbi ndërtestën e ndërmarrjes ku mendohet se po qëndrojnë vrasësit Said dhe Sharif Kuachi. /Oranews.tv/