Në Kryesinë e PDK edhe Krasniqi: Më zgjodhën pa dëshirën time
Partia Demokratike e Kosovës, referuar përfundimeve të procesit zgjedhor, demanton në masë të madhe premtimet për ndryshime, pasi pjesa më e madhe e kryesisë së saj janë emra të përbërjes së kryesisë së vjetër. Burime të Kosovapressit, bëjnë të ditur se kjo përbërje është imponuar nga lideri i partisë Hashim Thaçi, i cili atë e ka pretenduar të jetë si vullnet i shumicës për ndryshime në parti. Ajo është miratuar pa debat dhe me aklamacion.Përjashtuar, Shemsi Veselin, Selvie Halimin dhe Ramadan Avdiu, të cilët ishin në përbërjen e re të kryesisë, të gjithë të tjerë janë ata që ishin deri më tani në kryesinë prej 27 anëtarëve.Listës së re prej 33 anëtarësh, në të cilën vërehet rritje e numrit të nënkryetarëve dhe anëtarëve si të rinj figurojnë; Agim Çeku, Kadri Veseli, Ilmi Reqica, Fatmir Xhelili, Dhurata Hoxha, Laura Zherka, Vlora Çitaku, Zenun Pajaziti dhe Idriz Vehapi.Mësohet se kjo përbërje është imponuar nga lideri i partisë Hashim Thaçi, i cili atë e ka pretenduar të jetë si vullnet i shumicës për ndryshime në parti. Ajo është miratuar pa debat dhe me aklamacion.Në përbërjen e re është përfshirë edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Jakup Krasniqi, i cili, pas këtij takimi, në të cilin nuk ka marrë pjesë, për Kosovapress ka deklaruar se përfshirja e tij në kryesi është bërë pa vullnetin e tij dhe se ai këtë nuk do ta pranojë, pasi që nuk është i interesuar të jetë pjesë e saj.Siç dihet kryesia e vjetër e PDK-së përbëhej nga Hashim Thaçi, Kryetar i saj; Jakup Krasniqi Sekretar i përgjithshëm; Fatmir Limaj, Nënkryetar për çështje politike; Rrustem Mustafa, Nënkryetar për çështje organizative; Bajram Rexhepi, Nënkryetar për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime; Hajredin Kuçi, Nënkryetar; Enver Hoxhaj, Sekretar për marrëdhënie me publikun; Fehmi Mujota, Sekretar organizativ; Berat Luzhala, Sekretar për komunikim të brendshëm; Ramë Buja, Azem Syla, Bajrush Xhemajli, Xhavit Haliti, Arsim Bajrami, Hydajet Hyseni, Safete Hadërgjonaj, Adem Grabovci, Nait Hasani, Ramadan Avdiu, Memli Krasniqi –RDK, Emin Krasniqi, Basri Musmurati, Shemsi Veseli, Xhevat Bislimi, Flora Brovina, Selvije Halimi, Hajredin Hyseni, Sabri Kiçmari dhe Halil Selimi (administrator).