Kosovë, liderët politikë diskutuan reformën zgjedhore, asnjë vendim konkret
Liderët politikë diskutuan sot reformën zgjedhore, listat zgjedhore dhe pragun zgjedhor, kohën e mbajtjes së zgjedhjeve, si dhe përbërjen e Komisionit qendror zgjedhor. Ndërsa u tha se qëndrimet janë përafruar, në takim nuk u arrit ndonjë vendim konkret.Përkundër kësaj, takimi u vlerësua pozitivisht nga liderët e partive politike. Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi tha se ekziston një klimë e mirë e diskutimit, prandaj procesi i reformës do të vazhdojë.“Pajtueshmërinë tonë parimore nga takimi i kaluar për një zonë zgjedhore sot e kemi shndërruar në një vendim të të gjithë spektrit politik kosovar, jemi në rrugë të mbarë edhe për arritjen e kompromiseve tjera apo të vendime tjera si spektër politik”, tha ai.Sa i përket listave zgjedhore, krerët e PDK-së dhe LDK-së Thaçi dhe Mustafa u shprehen se kanë qëndrime të përafërta. Isa Mustafa u shpreh për lista të hapura.“Mendoj se këtu jemi prapë afër. Ne konsiderojmë se listat e hapura japin shance më të mëdha edhe kandidatëve edhe qytetarëve në mënyrë që t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament, problemi mbetet vetëm se cilat instrumente ne mund t’i sigurojmë në mënyrë që dobësitë që janë paraqitur deri më tani rreth aplikimit me lista të hapura të tejkalohen”, tha ai.Në këtë pikë po thuajse edhe Thaçi ka pozicion të njejtë.“Partia Demokratike e Kosovës përkrah më tepër opsionin që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin edhe kandidatët brenda listës”, theksoi Thaçi.Në takim nuk është diskutuar për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe nacionale, por janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në stinën e ngrohtë si dhe fushata zgjedhore të jetë 15 ditë, për çka vetëvendosja nuk pajtohet por është të mbetet 30 ditë.Albin Kurti nga Vetëvendosja ka përshëndetur vendimin që Kosova do të jetë një zonë zgjedhore, por kritikoi mungesën e akordimit për lista të hapura. Ai tha se Vetëvendosje është që përbërja e KQZ të jetë 50 % opozitë dhe 50 % pozitë dhe janë kundër ulëseve të rezervuara të garantuara. Për harmonizimin e detaje tjera të refomës, u tha se së shpejti do të mbahet edhe një takim mes liderëve.