Kosovë, "New born", me flamujt e shteteve “njohëse”

“NEWBORN”, monumenti me të cilin identifikohet shteti i Kosovës, të shtunën do të ngjyrohet me flamujt e të gjitha shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë.Iniciativa për këtë ngjyrosje vjen në prag të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës nga Fisnik Ismaili, ideator dhe realizues i obeliskut i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës.Në një postim në Facebook, Ismaili ka ftuar qytetarët që të shtunën, më 16 shkurt, t’i bashkohen iniciativës që NEWBORN të ngjyroset me flamujt e të gjitha shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.