Kacin:Data për Serbinë varet nga dialogu me Kosovën

Për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin qershor, Serbia duhet të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar.Kështu  ka deklaruar sot në Beograd raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.“Raundi i pestë dhe i gjashtë i bisedimeve midis kryeministrave Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi nuk është për fotografi, por që të dyja palët të tregojnë se janë të përkushtuara për të ardhmen”, ka thënë Kacin.Thaçi dhe Daçiç kanë zhvilluar deri më tani katër raunde bisedimesh. Takimi i radhës është parashikuar për 19 shkurt.Bisedimet, të ndërmjetësuara nga kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian.