Kosova 5 vjet e pavarur, Obama uron Jahjagën në prag të 17 shkurtit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të pestë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.Në urimin e Presidentit Obama, sipas njoftimit të presidencën kosovare,Obama përcjell urimet e përzemërta popullit të Kosovës me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së shtetit tuaj, më 17 Shkurt"."Viti që kemi lënë pas ka qenë në veçanti i rëndësishëm për Kosovën. Vendi juaj ka bërë hapa historikë në realizimin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë dhe në anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Përderisa mbetet ende punë për të bërë, Kosova ka ecur përpara në konsolidimin e institucioneve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në ekonomi, si dhe në zhvillimin e një shteti tolerant, gjithëpërfshirës dhe shumëkombësh” thuhet ne deklaratën e Presidentit amerikan.Gjithashtu Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl i ka dërguar një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.Gyl në mesazhin e tij uron në emër të tij dhe shtetit që përfaqëson popullin e Kosovës me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.