Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i radhës Thaçi-Daçiç më 19 shkurt

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq do të mbahet të martën më 19 shkurt.Kështu ka bërë të ditur Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.“Takimi i ardhshëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do të mbahet në Bruksel në javën e ardhshme. Ai do të organziohet nga Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, ndërsa palët do të përfaqësohen nga kryeministri Thaçi dhe kryeministri Daçiç. Takimi do të fillojë të martën, më 19 shkurt”, ka bërë njoftimin Kocijançiç, në rrjetin social, Twitter.Në këtë raund bisedimesh është paraparë që të bisedohet për zgjidhjen e problemit të strukturave paralele serbe në Kosovë.Ndwrkaq kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se para Serbisë qëndron pjesa më e vështirë e dialogut me Pishtinën, pasi që tani duhet të zgjidhet çështja e institucioneve paralele në Kosovë.Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë për këtë është arritja e marrëveshjes për funksionimin e bashkësive të komunave serbe.“Pa këtë marrëveshje, Serbia nuk do të ketë as të drejtë morale e as politike që të heqë institucionet e veta në Kosovë, që edhe ashtu janë në numër të vogël”, ka thënë ai në një ceremoni që shënon Ditën e Shtetësisë së Serbisë.Ai ka hedhur poshtë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi ka thënë se kjo pamunësohet edhe me platformën dhe rezolutën e miratuar në Kuvednin e Serbisë.