Serbia nuk heq dorë nga institucionet në veri, kërkon bashkësi autonome serbe

Beogradi do të marrë iniciativën që në negociatat me Prishtinën të propozoj për formimin e bashkësisë së komunave serbe, të cilën Ivica Dacic do t’ia shpreh Hashim Thaçi. Këtë ide Beogradi do ta shtrojë të martën.Qëndrimi serb është që nuk do të shpërbëhen institucionet e Serbisë, derisa nuk do të formohen institucionet autonome të serbëve në Kosovë. Këtë ide Aleksandar Vucic do t’ia shtroj edhe Berlinit zyrtar, nga të cilët do të jetë i qartë qëndrimi gjerman për institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, shkruan Novosti.Marko Duric, këshilltar i Presidentit të Serbisë për politikën e jashtme, thotë se aktorët kryesorë serbë janë pajtuar se nuk do të ketë lëkundje nga kjo ide. Sipas tij, atëherë kur të arrihet zgjidhja në dialogun politikë, do të miratohet ligji kushtetues me të cilin disa përgjegjësi mbarten tek këto autoritete të reja serbe.“Kjo është një ofertë jashtëzakonisht bujare që serbët të integrohen në jetën e Kosovës, në Parlamentin e Kosovës dhe institucionet lokale e qendrore” ka thënë ai.Ish ministri dhe deputeti i Serbisë, Goran Bogdanovic, thotë se qeveria aktuale serbe para se të jap ide duhet ta japë përgjigjen “se a do të jetë bashkësia e komunave serbe në kuadër të Serbisë apo shtetit të Kosovës”!Plani serb kërkon bashkësi autonome të katër komunave serbe në veri dhe komunat tjera si Graçanica, Shtërpca dhe Gora.Sipas kësaj ideje, bashkësitë do të kenë këshill ekzekutiv, parlament, policinë e tyre si pjesë e Policisë së Kosovës. Ato do të kenë kompetenca në arsim, shëndetësi, sport, kulturë, informacion, mbrojtje e mjedisit, planifikim rajonal, bujqësi, pylltari, minierave, financa dhe politika fiskale. Të gjitha zonat gjithashtu mund të financohen shtesë nga buxheti i Serbisë.“Autonomia e ka gjykatën e shkallës së parë dhe gjykata do të vendosë në kontestet rreth marrëdhënieve themelore personale, të drejtat dhe detyrat e qytetarëve. Komuniteti do të vendos për stemën, flamujt dhe himnin” ka shtuar më tej Bogdanovic.