Daçiç i shpëton atentatit, falenderon Agjencinë Informative të Sigurisë
Kryeministri serb Ivica Dacic ka falenderuar agjencinë Informative të Sigurisë , pas lajmit se një grup kriminal kishte përgatitur një atentat ndaj tij, në kohën që ai do të udhëtonte drejt Irlandës.Daçiç pas kthimit tha se grupet kriminale nuk mund të ndikojnë në punën e qeverisë së tij, ndërsa theksoi se ky hetim tregon edhe një herë se që Ministria e Punëve të Brendshme që ai drejton dhe agjencia Informative të Sigurisë, BIA, kanë bërë një punë të koordinuar.Sipas mediave serbe që citojnë një raport të agjensisë informative serbe grupe të ndryshme kriminale do të shkaktonin avari në mënyrë që avioni ku ishte Kryeministri serb të rrëzohej pas nisjes së fluturimit. Avioni qeveritar ka pësuar kohëve të fundit disa avari dhe shefi i policisë e ka njoftuar Daciç, duke i sugjeruar të mos hynte në avion."Duke pasur parasysh volumin e detyrimeve të shtetit që ne të gjithë kemi në periudhën e ardhshme, nga të cilat do të varet e ardhmja e Serbisë ishte e pamundur për të ndryshuar udhëtimin. Kjo do të thotë ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona të rregullta dhe se policia dhe agjensia e zbulimit të ndryshojnë mënyrën për të siguruar avionin. Duhet dhe më shumë vëmendje për kontaktet me policisë dhe shërbimeve të sigurisë " tha Daçiç.