Serbi, Vuk Jeremiç përjashtohet nga partia e tij
Këshilli i përgjithshëm i Partisë demokratikë të Serbisë, në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim për përjashtimin e Vuk Jeremicit nga partia.Vuk Jeremici është përjashtuar nga Partia Demokratike për shkak të mosrespektimit të vendimit të Këshillit të përgjithshëm dhe shkeljes së Statutit- kanë bërë të ditur mediat serbe duke iu referuar shërbimit për informim të Partisë Demokratike të Serbisë.Jeremici ka qenë i njoftuar për vendimin e Këshillit të përgjithshëm të sjellë para dy javësh, kur i është dhënë materiali i duhur dhe i është dhënë afat që ai të shprehet, por ai këtë nuk e ka bërë.Tani, për Vuk Jeremiçin që ushtron detyrën e kryetarit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së është një tjetër çështje e hapur pasi disa kohësh keqpërdori OKB-në, për të transmetuar këngën “Marsh na Drinu”, që për pjesëtarët boshnjak ishte një lloj kushtrimi për luftë, sepse nën tingujt e asaj kënge janë vrarë mijëra boshnjak