Dialogu Kosovë-Serbi, Ashton takon Kerrin

Uashingtoni ka dhënë sërish mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri, është takuar dje me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton. Ai vlerësoi përpjekjet e saj në ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.“Dua ta përshëndes zonjën Ashton për përmjeket e saj të shkëlqyera në Ballkan. Ajo është takuar me figurat kryesore të Serbisë dhe Kosovës. Ajo ka punuar me këmbëngulje për të përballuar sfidat që përbën afrimi i të dy palëve dhe zgjidhja e problemeve mes tyre” tha Kerri.Nga ana e saj Baronesha Ashton tha se nuk është e rastësishme që kërkoi të takohej me Sekretarin Kerri, para takimit të javës së ardhëshme Kosovë-Serbi.“Unë kam pjesën më të rëndësishme të dialogut Kosovë-Serbi javën e ardhshme, kur kryeministrat e të dy vendeve do të takohen për dy ditë. Shtetet e Bashkuara janë një partner shumë i çmuar në këtë përpjekje” tha ajo.Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç pritet të takohen më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel për të diskutuar situatën në veri dhe rrugët e shpërbërjes apo transformimit të strukturave të mbështetura nga Beogradi.