Serbia, “unitet absolut” për bisedimet

Në takimin e autoriteteve më të larta të Serbisë është theksuar “uniteti absolut” për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën, ka njoftuar këshilltari për politikë të jashtme i presidentit serb, Marko Gjuriç.“Në këto bisedime, Serbia hyn me besim dhe qëllim të qartë. Qëllimi është krijimi i bashkësisë së komunave”, ka thënë Gjuriç, transmetojnë mediat serbe.Takimi në fjalë i paraprin raundit të ardhshëm të bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet më 19 shkurt në Bruksel.