Sfida e Kosovës për heqjen e vizave

Mungesa e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit paraqiten si pengesat kryesore për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.Në raportin e fundit, Komisioni Evropian i kërkon Kosovës që të bëjë hapa konkret në luftimin e dukurive negative në mënyrë që të ecë drejt liberalizimit.Një delegacion i Komisionit Evropian, po qëndron në Prishtinë, ndërsa dje i ka dorëzuar qeverisë kosoare  raportin rreth vlerësimit të punës së institucioneve në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave.Raporti është vlerësuar se njeh disa përparime por njëherësh evidenton edhe shumë ngecje të cilat e mbajnë ende Kosovën larg liberalizimit të vizave.  Ndërsa Qeveria e Kosovës po diskuton  me zyrtarët e Komisionit Evropian për shumë sfida në këtë proces, njohësit e këtyre zhvillimeve thonë se pa përparime në luftimin e dukurive kriminale, Kosova rrezikon që të mbetet jashtë liberalizimit edhe për ndonjë vit.Analistët thonë se pa zbatimin e reformave  kosovaret do të mbeten jashtë liberalizimit të paktën deri më 2015.  BE  ka prezantuar 70 rekomandime që duhet t'i përmbush Kosova për liberalizim, e ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku nuk ka dhënë datë se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm.