Familja e Aleks Nikës në Lezhe konfirmon takimin me Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein do të takojë dhe familjarët e një prej viktimave të 21 Janarit të ndjerit Aleks Nika. Kërkesa vjen pasi bashkëshortja e tij, Rajmonda Nika e cila i ka dërguar një letër Fleckenstein, ku i kërkon ndërhyrjen e përfaqësuesve Europianë që të bëhet drejtësi për 21 janarin.Gazetari ynë në Lezhë Elvis Hila na thotë se takimi është konfirmuar nga familja e Aleks NikësXhaxhai i viktimës së 21 janarit, Mark Nika konfirmon takimim me raportuesin e PE“Takimi me Fleckenstein u kërkua nga familja jonë  dhe Fleckenstein ka pranuar të zhvillojë takimin me familjen tone. Takimi do të zhvillohet për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes   së 21 janarit. Kërkojmë që të vendoset drejtësia për ngjarjen”, ka thënë Aleks Nika.