PS reagon pas fotos së Serianit që publikoi PD: Shprehje e dëshpëruar e opozitës pa vizion

Partia Socialiste reagoi pas fotos së publikuar nga PD, ku Pajtim Seriani ishte duke dalë nga selia rozë.Në këtë reagim thuhet se: “Fotografia dhe komenti i PD që lidh të plagosurin e ngjarjes së mbrëmshme me Partinë Socialiste, është një ndër shprehjet më të dëshpëruara të një opozite pa vizion, pa program, pa lider. Sa më shumë PD përshkallëzon këtë politike balte, aq më e qartë bëhet për ne se nuk ia vlen as t'i pergjigjesh kësaj opozite që nuk do dialog, nuk do debat, nuk do zhvillim po vetëm grindje dhe baltë.