Krishtlindjet Ortodokse, Vulin e Lila përplasen për Gjakovën
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkë me kryeministrin, Isa Mustafën, do të jenë sot për vizitë ne Deçan, për të kremtuar Krishtlindjet Ortodokse.Për këtë festë fetare ndodhet në Kosovë edhe Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin. Mediat në Kosovë shkruajnë se Vulin së bashku me disa qytetarë serbë janë ndaluar një ditë më parë të që të vizitojnë Kishën Ortodokse në Gjakovë, ndërsa në mbrëmje ka kryer ritualet e kësaj feste në fshatin Zocishtë të Rahovecit.Gjatë ditës së djeshme ka pasur një deklaratë të Vulin sipas të cilit Gjakova i ngjan qytetin Raqqa të Irakut që mbahet nën kontrollin e Shtetit IslamikNdërkohë Mimoza Kusari Lila i ka kujtuar se Gjakova është komuna në të cilën 17% të popullësisë shqiptare janë të besimit të krishterë, ku ka harmoni fetare ndërsa komuna që ajo drejton ka dhe numrin më të madh të të vrarëve dhe të pagjeturve si pasojë e agresionit serb. Kryetarja e Komunës së Gjakovës I ka kërkuar Vulinit të ndalë së hedhuri vaj në zjarrin e ndezur nga vetë serbët 16 vite më parë.