Ndryshimet klimaterike rrezikojnë qytetin e inkasve të lashtë

Qyteti i famshëm i inkasve të lashtë, Maçu Piçu, i vendosur mbi një pllajë mbi andet peruane, i ka mbijetuar pushtimit spanjoll dhe pasojave të vizitës së mbi një milionë turistëve në vit. i vendosur 2 400 metra mbi nivelin e detit, Maçu Piçu është ndërtuar në mes të shekulli XV dhe ndodhet rreth 1 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit peruan, Lima.Por pavarësisht se i ka rezistuar shekujve, ekspertët peruanë besojnë se sfida e ardhshme për ta është mbrojtja e rrënojave magjepsëse nga efektet shkatërrimtare të ndryshimeve klimaterike.Markos Pastor, këshilltar teknik në Shërbimin Kombëtar Peruan për Zonat e Mbrojtura, thotë se infrastruktura e Maçu Piçut mund të dëmtohet përmes dy skenarëve të lidhur me motin: thatësira që mund të sjellë edhe zjarre nëpër pyje, por edhe rrëshqitjet masive të dheut dhe përmbytje për shkak të shirave të dendur."Për sa i përket çështjes së ndryshimeve klimaterike, Maçu Piçu përballet me dy skenarë mjaft ekstremë. i pari është procesi i një thatësire që me shumë gjasa do të sjellë zjarre masive. Më tepër të rrezikuar nga zjarri është qyteti. Problemi tjetër janë shirat masivë që mund të sjellin rrëshqitje dheu të cilat mund të shkatërrojnë infrastrukturën e qytetit. Gjithashtu kemi vendosur disa sensorë përreth qytetit për të monitoruar impaktin që ka mbi të numri i vizitorëve që shkelin çdo vit aty", shpjegon Pastor.Në vitin 2010, një shi i rrëmbyer shkaktoi rrëshqitje dheu që shkatërruan pjesërisht hekurudhën që lidh majën e malit me qytezën më të afërt të banueshme, Kuskon. Qerveria peruane ndërhyri për të shpëtuar rreth 4 000 udhëtarë, por pesë prej tyre humbën jetën. Edhe bashkësitë indigjene në zonë shpjegojnë se ndryshiemt klimaterika kanë pasoja negative mbi qytetin e lashtë dhe po i pegnojnë ata të ruajnë traditat qindravjeçare, të trashëguara që prej kohës së inkasve.