Zadrima, aty ku pasuria etnografike përcillet brez pas brezi
Lezhe-Veshjet popullore, pa dyshim po fitojnë çdo ditë e më shumë terren, si një nga manifestimet më të fuqishme të tradicionales në vendin tonë.Zadrima e Lezhës është një zone ku kjo pasuri etnografike përcillet nga brezi ne brez, për ruajtjen e traditës por se fundmi edhe si mënyre për te fituar.Vida Lufi është një artizane nga fshati Krajën, e cila që në moshë te re ka punuar në tezgjah dhe këtë profesion dëshiron t'ia trashëgojë dhe të bijës. Ajo tregon se këtë punë që e bën me pasion, edhe ajo vet e ka të trashëguar nga prindërit që sot nuk jetojnë më.Është vetëm 10-vjeçe dhe ka mësuar që të kryejë punime të ndryshme.Françeska Gega rrëfen me krenari se profesionin e ka mësuar nga gjyshja e saj dy vjet më parë dhe e bën me pasion.Në fshatrat e Zadrimës të moshuarat vishen edhe në jetën e përditshme me kostumet popullore, ndërsa të rejat i preferojnë kryesisht për dasma. Kjo 15-vjeçare në fshatin Troshan është e apasionuar pas këtyre veshjeve, madje në çdo aktivitet në shkollë përdor veshje të tilla, për të mbajtur gjallë traditën.Vitet e fundit edhe veshja tradicionale e nuses po preferohet gjithnjë e me shumë, krahas fustanit me vellon e bardhë.Vetëm pak km larg Zadrimës në fshatin Kallmet të Lezhës, kjo traditë është më e theksuar.Leze Marku thotë se kostumi që mban veshur mbart një histori 100-vjeçare, dhe e ka të trashëguar ndër breza. Madje e moshuara e përdor edhe kur viziton fëmijët në Itali, shoqëruar me kuriozitetin e të huajve që i tërheq vëmendjen.Vajzat e reja në Kallmet shpjegojnë se kjo veshje i bën të ndjehen mirë, pasi është në harmoni me historinë e kësaj treve.Por teksa tregojnë për rendësinë dhe të veçantën e këtyre veshjeve, historianët lezhianë thonë se mungesa e një Muzeu etnografik po e dëmton ruajtjen e traditës.Në mungesë të Muzeut, në Lezhë është ngritur një qendër artizanati e cila po tërheq vëmendjen e grave dhe vajzave që kurojnë punën e dorës. Tereze Gega, një artizanë e vjetër dhe administratore e kësaj qendre rrëfen se së fundmi po prodhohet edhe krimi i mëndafshit.Veshjet tradicionale e kanë prezantuar denjësisht Lezhën në shumë panaire jashtë vendit, ndërsa interesi i të huajve për ti parë ka qenë i madh. Punimet e këtyre artizaneve të palodhura janë vlerësuar edhe me çmime në vende të ndryshme të botës.Krahas bukurive natyrore të zonës së Zadrimës dhe historisë mijëra vjeçare, tashmë edhe veshja tradicionale e kësaj zonë po tërheq një vemendje të madhe nga turiztët e huaj të cilët janë të shumët numër.Zadrima është një pararojë e kësaj tradite të shkëlqyer, pasi është i vetmi vend që përdor ende masivisht veshjet tradicionale të trashëguara nga të parët.