Fier, ikin nga puna 45 punonjës të Këshillit të Qarkut
Këshilli i Qarkut ka larguar nga puna 45 punonjës nga 60 gjithsej, pasi është shkurtuar dhe fondi I pagave nga Ministria e Financave. Për kreun e Këshillit të Qarkut, reduktimi i numrit të administratës do të reduktojë edhe shpenzimet për këtë institucion.Fier-45 punonjës të administratës së Këshillit të Qarkut Fier largohen nga puna me nisjen e vitit të ri. Vendimi për largimin nga puna ka ardhur pasi prej sot është bllokuar financimi nga ministria e Financave për pagat e punonjësve të këtij institucioni.Kreu i Këshillit të Qarkut Fier, Vangjel Ndreka tha se në administratës e Qarkut nga 60 do të mbeten 15 punonjës, duke sjellë tkurrje të 11 drejtorive.Sakaq, heqja e 45 të punonjësve të Këshillit të qarkut që përfitojnë nga statusi I nëpunësit civil do të jetë jo pa kosto.Reduktimi i numrit të punonjësve të këshillit të qarkut do të sjellë edhe një reduktim te financimeve per pagat të cilat nga 40 milionë leke të reja në vit, bëhet 10 milionë lekë.