Ministria e Kulturës transferohet në ambientet e ish-kinostudios Shqipëria e Re

Vit i ri shtëpi e re për Ministren Mirela Kumbaro.Në fakt nuk është fjala për shtëpine e saj private por për godinën e re të Ministrisë së Kulturës e cila ka lënë qëndrën e Tiranës për tu transferuar tëk ish kinostudio Shqipëria e Re.Transferimi në këtë godinë e ministrisë së Kulturës vjen pas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave në datë 30 Korrik 2014 e cila vendosi Kalimin në përgjegjësi administrimi te Ministria e Kulturës, të pasurisë "Godina 4-katëshe, magazina e kostumografisë", në ish-Kinostudio, sipas planimetrive që i bashkëlidhen këtij vendimi.Sic shihet edhe nga pamjet tashmë përgatitjet janë drejt fundit për transferimin dhe duket se gjithcka është gati për të nisur vitin 2015 në këtë godinë të re tashmë të restauruar plotësisht.