Skema e re e pensioneve, hiqet tavani për pension maksimal dhe minimal

Ka hyrë tashmë në fuqi skema e re e pensioneve. Ekspertët shpjegojnë se me këtë skemë nuk do të ketë më tavan për pensionin maksimal dhe atë minimal por do të ketë edhe pension social që do ta përfitojnë ata që nuk kanë mundur të plotësojnë 15 vite të punës. Ndërsa risia tjetër është ajo e barazimit të pensionit të fshatit me atë të qytetitNga janari nis skema e re e pensioneve. Perfundimisht hiqen tavanit për pension maksimal dhe për pension minimal. Këshilltari për këtë cështje në ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe rinisë Enkelejd Musabelliu jep shmebuj se si do të llogaritet për kategori të caktuar pensioni.“Me heqjen e tavanit të gjithë këta individë me paga të mesme dhe të larta përfitojnë një pension shumë më të lartë sesa do të përfitonin me skemën e vjetër. PSH një mësues i shkollës së mesme me 35 vite sigurim në të njëjtin profesion me skemën e vjetër do të merrte 24 548 lekësh në muaj, ndërsa me formulën e re merr një pension prej 26 680 lekësh në muaj, pra me një rritje rreth 2000 mije lekësh.”Ndërsa për ata që nuk kanë arritur të plotësojnë 15 vitet e punës dhe nuk kanë të ardhura të tjera do të marrin një pension social.“Një masë pensioni që i jepet të gjithë atyre individëve që nuk plotësojnë kushtet për të përfituar një pension nga skema e detyrueshme, pra kushti bazë që ata nuk e plotësojnë është që të kenë 15 vite të siguruara. Të gjithë këta individë që kanë mbushur 70 vjet dhe nuk kanë të ardhura të tjera do të përiftojnë   pension social që këtë vit do të jetë 67 mijë lekë të v jetra”, u sh preh Musabelliu.Refroma gjithashtu parashikon barazim të pensionin të fshatit dhe të qytetit.“Nga 1 janari formula e llogaritjes së fshatit do të jetë e njëjtë me atë të qytetit”Musabelliu tha se me këtë refomë nuk do të ketë të përjashtuar nga marrja e një mbështje të tillë financiare nga shteti qoftë kjo edhe një shumë modeste sic është pensioni social.