Rikthimi i Luiza Xhuvanit, ish-deputetja së shpejti në skenën e Teatrit
Pas këtij momenti jo të lehtë shumëkush ka menduar se Luiza Xhuvani nuk do të ngjitej më si në skenën politike ashtu edhe në atë artistike. Por mesa duket janë gabuar pasi aktorja e cila prej pak kohësh la mandatin e deputetes shumë shpejt do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli" për të luajtur në disa shfaqje. Këtë fakt e zbulon vetë drejtori i Teatrit Kico Londo.Pas mbylljes më sukses të vitit 2014, gjatë së cilit janë vënë në skenë rreth 80 shfaqje, tashmë Teatrin eksperimental e prersin shfaqje të reja të cilat kanë në thelb edhe tema sociale për të sensibilizuar kështu edhe publikun që I ndjek nga afër.E megjithatë drejtori Kico Londo për këtë sezon të ri premton më shumë argëtim për publikun dhe sigurisht për të afrimi i aktorëve të rinj në teatër mbetet prioritare për ti dhënë kështu mundësi atyre të eksperimentojnë me shfaqjet e për të nxjerrë në pah karakterin e vetë teatrit që është argëtimi i publikut.