Skandali në QSUT më 26 prill, "Vajza u abuzua nga miqtë e saj. Atë ditë kishte shumë urgjenca"
Abuzimi seksual i 17 vjeçares nga dy shokët e saj teksa ajo ndodhet pa ndjenja në krevatin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” ka ndodhur më 26 prill 2014.E ftuar në studion e Ora News në një intervistë përballë gazetares Denisa Pasholli, zv/ ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi zbardh detaje të videoskandalit duke tentuar të sqarojë disa herë se nuk kemi të bëjmë me një abuzim seksual nga shërbimi shëndetësor por me një abuzim nga miqtë e së miturës.Milva Ekonomi: ”Menjëherë pasi u zbulua videoja Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune ku unë e kryesoj dhe pjesë e saj janë edhe pjesëtar nga shërbimi spitalor. Së pari pamë dokumente që ekzistojnë për këtë ngjarje dhe si u trajtua rasti.Është ngjarje shumë e rëndë nga ana morale, që i takon prokurorisë të marrë hetime më të thelluara. Nga pjesa shëndetësore vajza është drejtuar në Urgjencë më 26 prill 2014 në orën 04:00 të mëngjesit.Është asistuar nga shërbimi i urgjencës i është dhënë ndihma e parë dhe pasi i është dhenë ndihma e parë është lënë në vëzhgim. Protokolli ynë lejon që kur një i sëmurë shoqërohet nga të afërmit ato asistojnë në vendin e qëndrimit të pacientes.Rasti është trajtuar mirë dhe i është dhënë ndihma e parë shëndetësore. Ajo çfarë ka ndodhur është ngjarje abuzive që ka të bëjë me një moral jo të shëndetshëm shoqëror.Kanë qenë vetë djemtë të cilët e kanë shoqëruar në spital vajzën që kanë abuzuar. Nuk ka të bëjë me molestien seksuale në shërbimin shëndetësor por ka nxjerrë në pah të tjera fenomene. Me vajzën abuzuan miqtë e saj. Është çështje morali e ulët e një miqësie.Mjeku ka qenë atje dhe infermierja pasi është bërë trajtimi është vendosur në dhomën e vëzhgimit bashkë me miqtë e saj , më pas vajza ka dalë nga spitali në orën 6 30 me firmën e saj."Ekonomi sqaron gjithashtu se atë ditë personeli mjekësor është përballur me një fluks urgjencash.Ekonomi: "Atë ditë në atë regjistër është shënuar se në çdo 7 minuta ka pasur një rast urgjence. Kanë qenë në punë disa mjekë dhe disa infermierë. Vajzës i është dhënë ndihma e parë. I është futur glukozë e përqëndruar. Mjeku ka qenë atje dhe infermierja pasi është bërë trajtimi është vendosur në dhomën e vëzhgimit bashkë me miqtë e saj , më pas vajza ka dalë nga spitali në orën 06:30 me firmën e saj.”Ekonomi pranon se zbulimi një skandali të tillë nxjerr në pah një sërë çështjes që kanë të bëjnë me reformën e shërbimit të urgjencës, vendosjen e kamerave por dhe largimin e shërbimeve funerale që ndodhen pranë qendrave spitalore.