INUK i rikthehet prishjeve, 6 ditë në Pogradec, sot shemb këtë godinë
Mbarimi i festave të fundvitit ka rikthyer edhe njëherë në krye të detyrës Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.Në qendër të aksionit janë objektet buzë liqenit në Pogradec. Operacioni pritet të zgjasë 6 ditë.Në orët e paradites së sotme, INUK e mbështetur dhe nga forca të policisë ka nisur aksionin ndaj ndërtimeve pa leje në Hudënisht të Pogradecit.Objekti 5 katësh që shihni në foto pritet të shembet. INUK po hap gropat për vendosjen e lëndës plasëse në objekt.[caption id="attachment_445931" align="alignnone" width="477"]
(Në foto: Objekti 5 katësh në Hudënisht që pritet të shembet me shpërthim të telekomanduar)[/caption]Më të njëjtën metodë do të shemben edhe disa objekte të tjera në këtë zonë, 3 dhe 4 katëshe.[caption id="attachment_445932" align="alignnone" width="477"]
(Në foto: Operacioni i INUK në Hudënisht dhe prania e forcave të policisë)[/caption]