"Ekopolitike" emisioni me i ri i Ora News, çdo të marte, ora 21:00
"Ekopolitike" është emisioni më i ri i cili nis rrugëtimin nesër në mbrëmje në Ora News.I drejtuar nga gazetarja e njohur e ekonomisë Aurora Sulçe emisioni përmes të ftuarve të përzgedhur do të trajtojë debatin politik për ekonominë."Ekopolitike" do të jetë një emision i orientuar drejt aktualitetit ekonomik. Informacione dhe analiza të gjitha të trajtuara nga të ftuar të përzgjedhur me kujdes" thotë gazetarja Sulçe e cila prej 1 janarit të 2015 është pjesë e stafit të "Yldon Media Group".Emisioni nis rrugëtimin të martën e 6 janarit 2014 me një temë të nxehtë siç është ajo lidhur me energjinë elektrike.Përmes një paneli me të ftuar drejtues të lartë të sektorit energjetik, përfaqësues të qeverisë dhe zërave kryesorë të opozitës për energjinë emisioni do të përpiqet t'i japë përgjigje një sërë pyetjesh:Sa preken shqiptarët me rritjen e çmimit të ri të energjisë që hyri në fuqi më 1 janar 2015.Sa i suksesshëm është aksioni i qeverisë kundër vjedhje së energjisë elektrike. A jemi sensibilizuar apo kemi frikë?/Ora News.tv/