Papandreu ndahet nga PASOK, shpall Partinë Lëvizja Socialdemokrate
Jorgos Papandreu themeloi sot partinë e tij të re, Lëvizja Socialdemokrate, duke u ndarë përfundimisht nga PASOK.Ky veprim i ish-kryeministrit grek ka irrituar jo pak kolegët e tij të qendrës së majtë në PASOK, pasi në këtë mënyrë ndërlikohet së tepërmi skena politike në Greqi para zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen në 25 janar.Edhe pse babai i tij, Andreas, ka qenë themeluesi i PASOK, kjo nuk e ka penguar të shkëputet prej saj.Ai ishte Ministër kur shpërtheu kriza greke, por në vitin 2011 u shkarkua nga detyra pasi kërkoi që të m bahej një referendum kombëtar për të aprovuar masat që duheshin marrë për nxjerrjen e vendit nga kriza.PASOK e ka akuzuar Papandreun se ka tradhëtuar emrin e të atit, duke bërë këtë ndarje pak ditë para zgjedhjeve, pasi e cilëson si të motivuar nga ambicja personale politike dhe jo mosmarrëveshjet brenda radhëve të partisë.