Prioriteti i Komisionit Europian: Lufta e trafikut të klandestinëve

Vala e emigrantëve që po mbërrijnë me anije në Itali ka shqetësuar Komisionin Europian, i cili e ka shpallur prioritet të vitit 2015 luftën kundër trafikut njerëzor.Duke deklaruar se trafikantët po gjejnë mënyra të reja për të dërguar emigrantë ilegalë në Evropë dhe se po përdorin metoda të reja për të shfrytëzuar njerëz të dëshpëruar që përpiqen t'u shpëtojnë luftrave në vendet e tyre, Komisioni Europian deklaron se në politikat e përgjithshme për imigracionin kjo cështje do të marrë vëmendje të vecantë.Çështja e emigrantëve është kthyer në një mollë sherri në Bashkimin Eorpian, ndërsa Britania kërcënon dhe daljen nga Unioni.Në këto ditë të para të vitit të Ri vjen dhe një reagim i Ministrit të Brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann i cili kërkon integrim të refugjatëve, por edhe për kthim më të shpejtë të shpërdoruesve të mundësisë për azil.Sipas tij një politikë e qendrueshme ndaj azilantëve dhe refugjatëve do të thotë "që t'u jepet ndihmë refugjatëve të vërtetë, por edhe që t'u thuhet atyre që abuzojnë me sistemin se nuk mund të rrinë përgjithmonë këtu."Duke kërkuar integrim më të mirë të emigrantëve në tregun e punës Joakim Herrmann deklaron se kur refuzohet një kërkesë për azil, atëherë procesi duhet të jetë më i shpejtë.Duke e krahasuar me Zvicrën Herrman dekalron se ky process në Gjermani është shumë i stërzgjatur në kohë. Pasi nga aplikimi e deri te trajtimi i kërkesës për azil duhen plot 8 muaj./Oranews.tv/