Norman Atlantic, vdekja e dy marinarëve shqiptarë mund të ishte shmangur

Durres- Nëse komanda italiane do të ndërhynte, tragjedia e vdekjes së dy marinarëve shqiptarë, do të ishte shmangur.Ata ishin pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit ”Iliria” të cilët paraditën e 30 dhjetorit gjetën vdekjen teksa po përpiqeshin të rimorkionin tragetin.Kapiteni i Përgjithshëm i Porteve Hysni Arushi doli sot në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje mbi operacionin e shpëtimit dhe më pas rimorkimin e “Norman Atlantik”.“Nëse komanda italiane do të ndërhynte që trageti pas braktisjes nga kapiteni të mbante me rimorkiatorë që i kishte vetëm 1 milje në distancë dhe në pritje dhe ishin 4 rimokiatorë, nuk ishte e nevojshme që ne të urdhëronim rimorkiatorët shqiptarë të përfshiheshin në këtë operacion” deklaroi kapiteni.Duke iu përgjigjur akuzave të prokurorisë së Barit Arushi u përgjigj se “Trageti është mbajtur në ato kushte me porosi të ministrit të Transproteve që të bëhej i parrezikshëm qoftë për bregun qoftë për trafikun detar në atë zonë.Kapiteni nënvizoi se nëse pala shqiptare ndërhyri në momentin kur anija u braktis nga komandanti dhe nëse anija do i afrohej bregut do shkaktonte dëme të pallogaritshme.“Në operacione të tilla të gjithë mjetet kanë për detyrë të afrohen për ndihmë. Ofrimi i rimorkiatorëve ka qenë për ndihmë.  Kjo ka qenë ndihma e para. Meqë anija u braktis nuk ka autoritet të thotë se kush ta kapë dhe ndërhyn autoriteti ku ngjarja ndodh dhe ngjarja po ndodhte  në ujrat shqiptare.”Kapiteni nënvizoi se nëse pala shqiptare ndërhyri në momentin kur anija u braktis nga komandanti dhe nëse anija do i afrohej bregut do shkaktonte dëme të pallogaritshme.“Në operacione të tilla të gjithë mjetet kanë për detyrë të afrohen për ndihmë. Ofrimi i rimorkiatorëve ka qenë për ndihmë.  Kjo ka qenë ndihma e para. Meqë anija u braktis nuk ka autoritet të thotë se kush ta kapë dhe ndërhyn autoriteti ku ngjarja ndodh dhe ngjarja po ndodhte  në ujrat shqiptare.”Dy marinaret e vdekru jane Petrit Jahaj, 59 vjeç dhe Edmond Iliaj, 57 vjeç.Cfare ndodhi dhe pse nderhyne autoritetet shqiptare  ne operacionin e shpetimit te Norman Atlantik. Deshmia e kapitenit Hysni Arushi28 dhjetor 2014Ora 07:00 Kapiteneria e Portit Vlorë informohet për sinjalin SOS. Bën njoftimet e duhura të mjeteve lundruese që ti shkojnë në ndihmë Norman Atlantic e cila ishte rreth 13 milje nga veriu I Sazanit, me një shpejtësi 10 milje.Të gjithë anijet kanë detyrimin ti afrohen e ti japin ndihmën e duhur.Fakti që incidenti kishte lidhje me zjarrin përbën një nga opeeacionet më të vëshitra që mund të ndodhin në det aq më tepër kur në të ka pasagjerë.  Kërkon dhe përfshirjen e mjeteve lundruese të shteteve përreth.Në mënyrë direkte janë afruar rimorkiatorë nga Italia dhe helikopterë. Meqë kushtet e motit ishin ekstreme,  e bënte të pamundur evakuimin e pasagejrëve nga anija në mjetet e shpëtimit, prandaj është parë që në proces të ishte evakuimi me helicopter. “Cruise Europa” mori komandën e operacionit.Ora 11: 30 Ne morëm masat tona dhe lejuam që rimorkiatori i bazuar në portin e Vlorës “Iliria” të shkonte në vendngjarje të jepte ndihmën.Një mjet i rojes bregdetare me bazë Ishullin e Sazanit shkoi atje. Gjatë gjithë ditës operacioni është kryer me komandën italiane. Në mbrëmje të dy mjetet tona u kthyen në vendbazim dhe operacioni vijoi pa ndërprerje29 dhjetor 2014 Më 29 dhjetor lejuam që rimorkiatori nga porti  Durrësit të shkojë në vendin e ngjarjes. Evakuimi ka vijuar me helicopter në “Cruise Europa”Ora 15: 15 përfundon operacioni i evakuimit te pasagjereveOra 15: 20  Ndodhi ajo që nuk e prisnim braktisja e anijesOra 16: 10 Braktiset tragetiKomanda e operacionit nuk urdhëroi që në targetin Norman Atlantic të afroheshin rimorkiatorët që ishin në afërsi të vendit të ngjarjes. Flitet për 4 rimorkiatorë që kishin ardhur nga italia.Në këto kushte mbetëm në pritje të një urdhri nga anija komandë e cila për fat të keq deri në orën 16:40 minuta nuk u dha. Në kushtet që një anije e braktisur e pakomandueshme e pamanovrueshme në efektet e një deti të egërsuar 7 ballë, dhe me një distancë 4 milje nga toka dhe me kurs në drejtim të tokës, duke vlerësuar këtë situatë vendosëm që me rimorkiatorin sapo mbërriti në vendngjarje “Adriatik” të kapim tragetin dhe të mbanim në atë pozicion që të eliminonim nmundësinë për t’iu afruar drejt tokës, pasi në ato kushte ishte i rrezikshëm qoftë për anijet në atë rajon ku po ndodhej operacioni qoftë dhe mundësia e rënies në cektinë, dëmet do të ishin katastrofike.Ora 16: 50 Pas dhënies së urdhrit për kapjen e anijes kontaktova me ministrin e Transporteve, Haxhinasto.Vlerësuam situatën dhe vendosëm që anija të mbahej me rimokiatorin “Adriatik” pasi ishte zgjidhja e vetme për të shpëtuar qoftë mjeti i cili lëvizte në mënyrë të pakomandueshme, qoftë bregun dhe trafikun në atë rajon detarOra 19:00 Komanda e anijeve italiane filloi operacionin “Sara” kërkim shpëtimi për trupat që mund të gjendeshin  në atë hapësirë. Ky operacion ka vijuar në mënyrë të vazhdueshme. Komanda e operacionit ka qenë gjithmonë italiane.Në momentin kur anija “Cruizer…”  nisi rrugën drejt Greqisë për të lënë të shpëtuarit komanda u mor nga një fregatë italiane e cila ka drejtuar operacionin “Saras” 30 dhjetor 2014 Në mëngjes unë dhashë miratimin për lëvizjen e rimorkiatorit “Iliria” nga porti i Vlorës në mbështetje të rimorkiatorit “Adriatik” që po mbante tragetin në kushtet e motit ekstrem.Ora 07:30 Rimorkiatori u nis nga porti VlorëOra 08:30 Mbërriti në vendngjarjeOra 08: 50 Ndodhi ajo që prapë nuk pritej. Rimorkiatori “Adriatik” i cili mbante tragetin ishte kapur në ndihmë nga rimorkiatori “Iliria” dhe këputja e cimës  të godiste 2 nga marinarët pjesëtarë të ekuipazhit të rimorkiatorit. Është incident i dhimshëm dhe në këtë moment urdhërova që rimorkiatori “Aulona” të nisej nga porti i Vlorës për të marrë rimorkatiorin që kishte dy viktimaOra 14: 40 Viktimat mbërritën në portin e VlorësOra 15:00 (rreth kësaj ore)  Gjykata e Vlorës miratoi kërkesën e prokurorisë së Barit për sekuestrimin e anijes për llogari të hetimit të ngjarjes.Operacioni i kërkim shpëtimit vijoi gjithë kohës pa ndërprerje 31 dhjetor 2014Ora 10:00  (rreth kësaj ore) anija komandë i bën apel palës italiane që të urdhërojë që trageti të kapet nga “Marieta Barleta” dhe të hiqej cima që mbahej nga rimorkiatori shqiptar.Përdesira operacioni udhëhiqej nga pala italiane një urdhër i tillë u zbatua.Ora 12: 30  Urdhërova që të largohej rimorkiatoriTrageti ka vijuar të mbahej nga 2 rimorkiatorë italianë dhe 2 rimorkiatorë në asistencë.Në mesnatën drejtimi i erës dhe i detit ndryshoi drejtimin nga lindja dhe verilindja.1 janar  2015Trageti ka lunduar nën efektin e detit në drejtim të veriut dhe dje  ka qenë 8 milje nga bregu shqiptarOra 17:00 U informova se komanda e operacionit ka vendosur që trageti të marrë destinacionin drejt portit të Brindizit 2 janar 2015Ora 13: 30 Trageti futet në portin e Brindizit/Oranews.tv/