Australia frikë nga zjarri dhe peshkaqenët
Ndërsa pjesa më e madhe e botës po vuan pasojat e një dimrit ekstrem, në Australi zjarret masive po shkrumbojnë pyjet dhe po rrezikojnë edhe shtëpitë.Në Mojston të Viktorias, temperaturat e larta mbi 40 gradë kanë shkaktuar dhjetëra vatra zjarri duke angazhuar qindra zjarrfikës në operacionin e shuarjes së tyre.Disa banorë të zonave përreth thanë se flakët u përhapën me shpejtësi dhe e bënë thuajse të pamundur evakuimin.Më shumë se 9 avionë u përpoqën të shuanin zjarret duke hedhur ujë nga ajri në zonën e prekur që arrin deri në 1 700 hektarë.Në Kersbruk në Australinë e Jugut, temperaturat shënuan 46 gradë celcius dhe banorët u rrezikuan nga flakët që u përhapën dhe përfshinë tokat e tyre.Por nuk është zjarri i vetmi problem për australianët.Notarët në plazhin Bondi të Sidneit janë urdhëruar të largohen nga uji pasi helikopterët e policisë vendase kanë pikasur një peshkaqen në oqean.Rojet bregdetare kanë dhënë alarmin dhe kanë dalë të patrullojnë zonën ku është pikasur bisha e frikshme.Rreth mesditës ata janë lejuar sërish në ujë, pasi peshkaqeni është pikasur dhe larguar nga brigjet.Në Australi ndodhin mesatarisht 8 sulme nga peshkaqenët çdo vit, ku të paktën njëri me pasoja fatale.